Projekti Residio

Përshkrimi teknik - informacione për blerësin

Lokacioni - Objekti RESIDIO ndodhet në lagjen MAT, Prishtinë. Është në vijën e parë ndërtimore të rrugës B, rrugë kjo e cila kufizon/lidhë lagjen Bregu i Diellit dhe Mat. Rruga B është rrugë me 6 korsi - 3 korsi në një drejtim dhe me limit të shpejtësisë prej 40 km/h .

Etazhiteti - Objekti i projektuar i ka gjithësejt 13 nivele (-2+S+P+8/9) ( 2 nivele garazha, 2 nivele afarizëm dhe 8/9 nivele apartamente) Janë katër seksione të banimit me gjithësejt 13 njësi banesore për kat. 3 seksione i kanë nga 3 njesi banesore në kat dhe 1 seksion i ka 4 njësi banesore për kat. Secili seksion e ka hyrjen e vecant të paisur me përmbajtje përcjellëse si: kabinete për postë, hapsirë për bicikleta dhe karroca të fëmijëve, etj. e të gjitha këto brenda sektorit të sigurisë së objektit. Ashensorët të cilët do të vendosen në objekt (1 ashensor për seksion) janë me dimenzione netto të kabinës (1200 mm x 2200 mm) dhe me shpejtësi prej 1.6 m/s i plotësojnë kërkesat për klasë të lartë të banimit.